Kanosi me armë babain dhe dy djemtë e tij në Kurbin, arrestohet 34 vjeçari
Një 34-vjeçar është arrestuar në Kurbin, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri tre persona, babë dhe dy djemtë e tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht, rreth orës 20:00, në fshatin Adriatik. Sipas Policisë, 34-vjeçari ka kërcënuar me armë një 72-vjeçar dhe dy djemtë e tij, 43 dhe 50 vjeç. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se ka goditur edhe me grushte 50-vjeçarin. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan operacionin e koduar “Reagimi”, duke bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi një pistoletë, që dyshohet se është përdorur për kanosjen, dy krehra dhe municion luftarak. 34-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi...
Burimi:
syri.net