Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Dështimi i sistemit të frenimit ose një shqetësim shëndetësor i drejtuesit të mjetit janë këto dy pistat që po hetohen nga policia si shkak i aksidentit të ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Tegut. Sipas informacioneve mësohet se viktimat, Mohamed Lotf, 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, kishin ardhur në Shqipëri nga Egjipti rreth një muaj më parë, me vizë pune dhe me leje qëndrimi 1-vjeçare. Nga verifikimet rezulton se të dy ishin të pajisur me leje drejtimi, me patentë kamioni dhe si pompist ata punonin ne kompaninë Alba Beton. Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident. Sipas pamjeve të sigurisë...