“Kakomenë e mbrojmë me gjak”, protestuesit shembin rrethimin dhe shkulin kabinat
Qindra banorë, emigrantë të ardhur nga Greqia dhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit u mblodhën këtë të diel në Gjirin e Kakomesë, në një protestë që u shndërrua në një akt simbolik të asaj që ata e quajtën “çlirimi i Kakomesë” pas më shumë se dy dekadash konfliktesh për pronësinë. Mes thirrjeve “Kakomeja toka jonë, e mbrojmë me gjak”, protestuesit që pretendojnë pronësinë shembën muret rrethuese, shkulën telat me gjemba, rrëzuan kabinat e rojeve dhe hoqën çdo gjurmë të rrethimit. Pamjet e sjella nga protesta treguan dhjetëra qytetarë që hynin në zonë duke valëvitur flamuj kombëtarë, ndërsa deklaronin se po rikthenin në duart e banorëve tokat që, sipas tyre, u përkasin prej brezash. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta...
Burimi:
javanews.al