“Jetonte veç me nënën”, flet shoku i 27-vjeçarit të vrarë në Kamëz
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kamëz pak para mesditës, ku një 27-vjeçar, i cili po ecte në këmbë në rrugicë bashkë me shokët e tij, kur ra pre e sulmit me armë nga një 39-vjeçar, i cili qëlloi nga një makinë në lëvizje. I riu u identifikua si Ardian Baloshi, mori disa plumba kallashnikovi dhe u përcoll në spital nga shokët e tij, ku mbërriti pa shenja jete. “Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, dëshmoi një nga shokët e viktimës për mediat. Ndërsa autori, Sadik Llanaj, pas ngjarjes u largua me makinë në drejtim të paditur. Për arrestimin e tij, duke qenë se lëviz i armatosur, policia angazhoi forcat...
Burimi:
javanews.al