“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

“Jam krenar për burgun që kam bërë”, i dënuari pas lirimit: Më ka bërë mirë, sepse në Shqipëri nuk rrihet!

Një total prej 101 të dënuarve në burgun e Reçit, në Malësi të Madhe, fituan lirinë këtë të mërkurë, falë amnistisë penale të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Përfitues të amnistisë janë personat e dënuar për vepra të lehta penale, si dhe ata që ndodheshin në muajt e fundit të vuajtjes së dënimit. Mes të liruarve ishte edhe Igli Muhameti, i cili, pas daljes nga burgu, foli për mediat mbi përvojën e tij gjatë vuajtjes së dënimit dhe rastin për të cilin ishte arrestuar. “Kemi vuajtur këtë burg, na ka bërë mirë. E falënderoj institucionin e Shkodrës, jam shumë krenar, jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë. Isha për lëndë narkotike. U dënova 3.4 vite dhe përfitova 7 muaj e 20 ditë. Më...