Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Hetimet nisën pasi u konstatua se shtetasi Hasan Verracaku, ndaj të cilit Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, nuk ndodhej në banesën ku duhej të mbahej nën mbikëqyrje. Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët e AMP-së, u arrestuan punonjësit e Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër: Inspektor Dorjan Hasandoçaj; Inspektor Gentian Xhanari; Inspektor Dioniz Hotaj; Punonjësi Ridvan Zefi. Sipas AMP-së, katër efektivët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me mbikëqyrjen e personit që ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ndërkohë, ndaj shtetasit Hasan Verracaku rëndon dyshimi për veprën...