Itali/ Fshehu 1 kg kokainë në lavatriçe dhe deodorantë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Novara të Italisë, pasi u kap me rreth 1 kilogram kokainë dhe 229 doza të gatshme për shitje, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda banesës së tij. Sipas autoriteteve italiane, operacioni u zhvillua pasditen e 28 majit në kuadër të kontrolleve kundër trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e stacionit hekurudhor të Novarës. Agjentët e Skuadrës Mobile vunë re një të ri shqiptar, pa precedentë penalë, i cili lëvizte me një skuter elektrik pranë stacionit dhe shfaqte sjellje të dyshimta. Gjatë kontrollit, policët gjetën tek ai një shumë të konsiderueshme parash në kartëmonedha me prerje të ndryshme, të cilat nuk justifikoheshin nga ndonjë aktivitet i ligjshëm pune. Kjo i shtyu hetuesit të...
Burimi:
syri.net