Ishte duke peshkuar, humb jetën një person në Lezhë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike
Një shtetas ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person ka qenë duke peshkuar pranë urës së ‘Prekanit’ në Shënkollë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima ende i pa identifikuar.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.
Burimi:
javanews.al