Ishin kthyer nga Gjermania/ Si zjarri në banesën e prindërve i mori jetën 24 vjeçares me dy fëmijët e saj
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Shkodër, ku një zjarr që përfshiu një banesë i mori jetën tre personave. Sipas Policisë, viktima janë një 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshave 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të zjarrit. Shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse u nisën menjëherë drejt vendngjarjes pas marrjes së njoftimit. Megjithatë, ndërhyrja u vështirësua nga terreni i thepisur, pasi banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike. Kur ekipet e emergjencës mbërritën,...
Burimi:
ntv.al