Ish-drejtuesi i Rrugores: vendosja masive e gjobave pa i mbledhur ato nuk sjell përfitime reale për shtetin apo komunitetin
Që pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, është vënë në pikëpyetje siguria rrugore në vend. Shoferët kanë frikë nga gjoba apo ndërgjegjësimi? Kjo ishte dhe tema e trajtuar në “Aldo Morning Show” këtë të mërkurë, 6 prill, ku i ftuar ishte dhe ish-Drejtuesi i Policisë Rrugore, Krenar Ahmeti. Duke u ndalur fillimisht tek çështja e gjobave, Ahmeti u shpreh se ato kanë efekt vetëm kur mblidhen plotësisht, përndryshe, shteti pëson dëm ekonomik, pasi çdo gjobë konsiderohet si një e ardhur e munguar nëse nuk arkëtohet. “Frekuenca e lartë e gjobave dhe vjelja e kësaj gjobe deri në fund, çfarëdo vlere të ketë, e bën efektin e vet, sepse ajo ndihet sa vetë jeta. Pa ndëshkim, tha, nuk ka zbatim rregulli....
Burimi:
javanews.al