Incidenti gjatë protestës së 4 korrikut, lirohet nga qelia 33-vjeçari i arrestuar

Incidenti gjatë protestës së 4 korrikut, lirohet nga qelia 33-vjeçari i arrestuar

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 33-vjeçarin Erald Heqimaj, nga Fieri dhe banues në Tiranë, i arrestuar për incidentin e ndodhur në Komisariatin nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut. Edhe Prokuroria kishte kërkuar të njëjtën masë sigurie, e cila u pranua nga gjykata. Heqimaj ishte arrestuar dy ditë më parë. Sipas autoriteteve, mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të protestës, Heqimaj, së bashku me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se ka goditur dyert dhe dritaret e Komisariatit nr. 3, në zonën pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve. 33-vjeçari rezulton pa precedentë penalë. Në dëshminë e tij paraprake ai ka deklaruar se reagoi i ndikuar nga atmosfera e krijuar gjatë protestës, e cila kishte në fokus kërkesën...