Incident në protest, gazetari Osman Stafa shkon për të bërë denoncim në komisariat…

Incident në protest, gazetari Osman Stafa shkon për të bërë denoncim në komisariat…

Gazetari Osman Stafa pretendon se është provokuar nga protestues gjatë protestës së të dielës në mbrëmjë në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në momentin e ngjarjes, një çift bashkëshortësh dyshohet se e kanë fyer gazetarin Stafa. Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti dhe gazetari së bashku me kolegun e tij ka qenë në qendër të Tiranës. Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari po bën denoncimin në komisariatin nr.3. Tiranë/ Informacion Më datë 21.06.2026, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar Policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit...