15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në vend janë raportuar 15 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 8 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet e sotme janë angazhuar në total 213 forca, prej të cilave 153 forca operacionale dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura. Në dispozicion janë 10 mjete zjarrfikëse, 1 ekskavator i rëndë me zinxhir, ndërsa operacionet nga ajri mbështeten nga 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Ndër vatrat aktive, në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja me 15 zjarrfikës dhe 30 efektivë të FA-së, të mbështetur nga 1 helikopter, pa rrezik për zonat e banuara. Në Qafë të Helmes, Bulqizë, 11 efektivë të MZSH-së po punojnë për kontrollin e dy vatrave aktive në sipërfaqe pyjore. Në Tenë,...