Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK. Paraditen e sotme ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave. Raportimet paraprake janë se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”. Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit. Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.
Burimi:
opinion.al