I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin
Një 18-vjeçar në Shkodër ka plagosur një 32-vjeçar pas një konflikti mes tyre. Arvin Fregjaj e ka sulmuar Vildan Kepëcën në poliklinikën e qytetit dhe më pas është larguar. Fatmirësisht, i lënduari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se gjatë rrugës për në vendngjarje, kishin marrë informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, sapo kishte mësuar ngjarjen, kishte marrë armën për të shkuar dhe vrarë Fregjajn. Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar 41-vjeçarin që tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete. Autoritetet kanë nisur punën për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.
Burimi:
opinion.al