I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

I plagosur në konfliktin me armë në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar para 3 orësh një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi me vrasjen e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Ai është Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës. Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë. Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie. Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur...