I përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali!
Policia italiane arrestoi në Padova një të ri shqiptar që ishte përfshirë në trafikun e drogës. I ndaluari është një 21-vjeçar, banor në provincën e Breshias, në komunat Este dhe Sant’Elena dhe i skeduar më parë. Menjëherë pas informacioneve, karabinierët ngritën postblloqe dhe grupe ndjekjeje për një automjet të dyshimtë të regjistruar në emër të një kompanie qiraje makinash në Lombardi. Bastisja filloi kur oficerët ndaluan automjetin në Via Principe Amedeo në Este, pikërisht kur i dyshuari po i shiste një dozë kokaine një 31-vjeçari vendas. I riu u ndalua dhe u kontrollua: brenda automjetit u gjetën 12 doza të tjera të së njëjtës substancë dhe para të gatshme. Kontrolli u zgjerua, me ndihmën e njësisë së qenve të Torreglia-s, në dhomën në një strukturë...
Burimi:
vizionplus.tv