I njohur për “bëmat” në trazirat e ’97, i shpëtoi atentatit në mes të lokalit, identifikohet “shënjestra”

I njohur për “bëmat” në trazirat e ’97, i shpëtoi atentatit në mes të lokalit, identifikohet “shënjestra”

Personi i cili i shpëtoi atentatit në Elbasan në mes të ditës në një lokal të frekuentuar është identifikuar si Mir Bitoci, një person që jeton prej vitesh jashtë, por mbahet mend, pasi emri i tij përmendet gjatë trazirave të vitit 1997-2000. Por si ka ndodhur ngjarja e sotme ? Në pamjet filmike shfaqet një person me bluzë të zezë, i identifikuar si Mir Bitoci, i cili fillimisht ndodhej brenda lokalit. Bitoci qëndron për disa momente në ambientet e brendshme dhe më pas ngrihet nga tavolina për t’u larguar. Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga autori, i cili në atë moment ndodhej gjithashtu në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një shtetaseje. Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, edhe personi...