I mori jetën efektivit Enea Mekollit, autori del pas një muaji nga Spitali i Traumës

I mori jetën efektivit Enea Mekollit, autori del pas një muaji nga Spitali i Traumës

Violand Braçellari, personi i akuzuar për vrasjen e punonjësit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri, gjatë një operacioni policor në zonën e fshatit Boden në Maliq, ka dalë nga Spitali i Traumës pas një muaji. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe prej ditëve të para të qershorit, ai ndodhej në spital për shkak se gjatë operacionit për kapjen e tij, mbeti i plagosur. Aktualisht, Violand Braçellari ndodhet i shtruar në Spitalin e Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po vijon trajtimin mjekësor nën masa të rrepta sigurie. Pas përfundimit të mjekimit, ai pritet të transferohet në një institucion të sigurisë së...