I mori 6 mijë euro drogë në Itali, 3 vlonjatë e marrin peng dhe e dhunojnë në varrezat e Babicës

I mori 6 mijë euro drogë në Itali, 3 vlonjatë e marrin peng dhe e dhunojnë në varrezat e Babicës

Elton Qyno, Syri.net Një sasi droge, e blerë kundrejt një çmimi prej vetëm 6 mijë eurosh në Romë të Italisë, është bërë shkak për marrjen peng dhe dhunimin me qyta pistolete e thika të një 20-vjeçari nga fshati Bunavi i Vlorës. Megjithëse prishja e pazarit për drogën është bërë në Itali, ngjarja është lënë për t'u sqaruar në Shqipëri, ku Brajan Habazaj dhe dy vëllezërit Roberto Lapa alias Kapllani dhe vëllai i tij, Leandro Kapllani, nga fshati Risili i Vlorës, kanë marrë peng Edvis Demën, duke e dhunuar fizikisht në zonën e varrezave të fshatit Risili, si dhe te varrezat e fshatit Babicë të Vlorës. Lidhur me këtë ngjarje, policia kriminale e Vlorës ka mbledhur prova konkrete, duke çuar në arrestimin e dy pengmarrësve, Brajan...