I morën makinën 30-vjeçarit dhe i kërkonin 30 mijë euro, 3 të arrestuar në Vlorë
Pas kallëzimit nga një 30-vjeçar, se dje, në një lokal, e kishin kanosur për t’i marrë një shumë parash, 3 shtetas, të cilët dyshohet se kishin armë zjarri me vete, dhe më pas i kishin marrë automjetin, deri në dhënien e parave të kërkuara menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera, si administrimi i provave dhe kryerja e veprimeve hetimore me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Seksionit Operacional, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”, në kuadër të...
Burimi:
javanews.al