I mituri humbi jetën nga aksidenti në Durrës, i ati rrëfen pengun mes lotësh: Më thërret o babi…
Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj hapi dyert për Top Channel duke rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit. “Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij. Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai Ermal Muçaj. Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij...
Burimi:
javanews.al