I kërkuar që prej vitit 2017, zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lozhan të Maliqit, ku një person i shpallur në kërkim ka vrarë efektivin e policisë Enea Mekolli dhe ka plagosur punonjësin tjetër të policisë, Edison Adri. Autori i dyshuar është identifikuar si Violand Braçellari, 43 vjeç, i cili rezultonte në kërkim prej vitit 2017 për llogari të Policisë së Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, policia kishte marrë të dhëna se Braçellari ndodhej në banesën e tij. Pas lokalizimit, Forcat “Shqiponja” kanë hartuar planin operacional dhe kanë rrethuar banesën me qëllim arrestimin e tij. Në momentin kur efektivët janë afruar pranë shtëpisë, 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Për pasojë, ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur polici...
Burimi:
javanews.al