I dënuar për vrasje, ndërron jetë i burgosuri në QSUT

I dënuar për vrasje, ndërron jetë i burgosuri në QSUT

Një i moshuar, i cili është dënuar për veprën penale ‘vrasje me dashje’, ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të hënë, 25 maj, në ambientet e QSUT-së. Pas rëndesës së tij shëndetësore, ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar, ku dhe ndërroi jetë. Nga informacioni paraprak mjekësor, i moshuari ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak. Njoftimi i burgjeve: Sot, më datë 25.05.2026, rreth orës 12:20, ka ndërruar jetë pacienti A.B, i datëlindjes 01.07.1953, lindur dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale ‘Vrasje me dashje’, i cili ishte i shtruar prej datës 17.05.2026 në urgjencën e QSUT-së. Pacienti ishte transferuar në IEVP Lezhë më datë 27.11.2021, me masë mjekimi të detyruar....