I dënuar për trafik droge, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë
Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Athinë, afërsisht në orën 08:30 të mëngjesit së ditës së sotme. Sipas informacioneve të deritanishme, shqiptari arriti të arratiset duke vrapuar, ndërsa punonjësit e burgut dyshohet se hapën derën për të hedhur mbeturinat nga depoja qendrore e materialeve të burgut. Shqiptari është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët, dhe duhej të lirohej në korrik 2031.
Burimi:
javanews.al