I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit
Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të SPAK, dosjen e Elvis Roshit, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i akuzuar për shpërdorim detyre. Siç raporton Anila Hoxha, vendimi iu dha në seancën paraprake me dyer të mbyllura, nga gjyqtarja e posaçme, Rudina Palloj, pasi më herët, gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit. Avokati Andi Skënderi tha gjatë gjyqit me dyer të mbyllura se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale. Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit. Pak muaj më parë, ndaj elvis Roshit iu ngrit akuza për shpërdorim detyre nga...
Burimi:
javanews.al