Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 59-vjeçari, i cili tre ditë më parë humbi kontrollin e automjetit dhe u përmbys në një kanal në rrugën dytësore Lezhë–Manati. Viktima është T.Gj., nga fshati Grykë Manati i Lezhës. Pavarësisht ndihmës së parë mjekësore dhe përkujdesjes së bluzave të bardha, 59-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës së së shtunës, kur drejtuesi i mjetit, i cili po udhëtonte i vetëm, humbi kontrollin e makinës dhe u përmbys në një kanal me ujë në anë të rrugës. Për nxjerrjen e tij u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe më pas ai u transportua nga autoambulanca drejt urgjencës së Lezhës, ku mori ndihmën...
Burimi:
javanews.al