Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Humb jetë i paraburgosuri në burgun e Shkodrës

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas një përkeqësimi të papritur të gjendjes së tij shëndetësore. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i paraburgosuri me inicialet Ç. J., i lindur më 10 nëntor 1964, ishte i akomoduar në të njëjtën dhomë me të birin, të burgosurin me inicialet D. J., kur shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Menjëherë pas sinjalizimit, personeli mjekësor i institucionit i dha ndihmën e parë dhe, për shkak të rëndimit të gjendjes, vendosi transportimin e tij me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut. Sipas autoriteteve, gjatë transportit dhe pas mbërritjes në urgjencën e spitalit, stafi mjekësor kreu të gjitha procedurat e reanimimit kardiorespirator,...