Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova
Gazetari Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me fatin e Ervis Martinajt, duke thënë se ai nuk është më gjallë dhe se personat që qëndrojnë pas ngjarjes kanë zhdukur trupin për të fshehur gjurmët. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha deklaroi se personi i fundit që ka takuar Martinajn ka qenë Jeton Lami. “Njeriu i fundit që ka takuar Ervis Martinajn është Jeton Lami. Ky njeri, kur u dorëzua, shkoi te drejtori i përgjithshëm dhe foli me të, por ne nuk e dimë çfarë është thënë”, deklaroi gazetari. Sipas Hoxhës, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pësoi pasoja për këtë çështje, duke u shkarkuar nga detyra. “Gledis Nano nuk tha ndonjëherë çfarë foli me Jeton Lamin. Babai i Ervis Martinajt...
Burimi:
javanews.al