Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e DPPSh-së Ambasadorin e Holandës, Reinout Vos dhe Oficerin e Kontaktit të  Holandës  atashuar në Policinë e Shtetit dhe mori prej tij letrën e urimit të dërguar nga homologia e tij, Drejtoresha e Policisë holandeze. Drejtoresha e Policisë holandeze, Janny Knol, në letrën drejtuar Drejtor Hitës, shprehet: “Shpreh konsideratën time më të lartë për ju dhe Policinë e Shtetit shqiptar, dhe ju uroj shumë suksese në detyrën tuaj. Të dyja, Policia holandeze dhe Policia e Shtetit, bashkëndajnë angazhimin e lartë në luftën kundër krimeve ndërkufitare. Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona po forcohen vazhdimisht dhe jam e bindur se, nën drejtimin tuaj, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Holandës do të vijojë të prosperojë.” Ndërkohë gjatë takimit...