Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Hita në familjen e Dëshmorit Enea Mekolli, i dorëzon 70 mln lekë. Djali i tij merr statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë, vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut, Inspektor Enea Mekolli, me rastin e ditëlindjes së djalit të tij. Gjatë vizitës, Hita i dorëzoi familjes medaljen e mirënjohjes të akorduar Mekollit për aktin sublim në krye të detyrës si dhe dokumentacionin që njeh djalin e tij me statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. “E di që asnjë fjalë dhe asnjë mbështetje nuk mund ta zëvendësojë Enean. Unë nuk jua kthej dot Enean tonë, por dua t’ju siguroj se nuk do të jeni kurrë vetëm. Unë, Policia e Shtetit, çdo punonjës policie, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare do të jemi gjithmonë pranë jush, për t’ju mbështetur në çdo...