Hita në diplomimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë: Sfida jonë mbetet përmirësimi i imazhit dhe rritja e besueshmërisë së Policisë te qytetarët
Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit, Skender Hita, ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e Diplomimit të 104 Oficerëve që përfunduan studimet Bachelor në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë. Gjatë fjalës së tij Hita theksoi se përmirësimi i imazhit dhe rritja e besueshmërisë tek qytetarët është objektivi kryesor. “Kërkojnë punonjës policie që dinë të dëgjojnë, të ndjekin dhe të trajtojnë me qetësi e maturi, brenda kornizave të ligjit, çdo shqetësim që qytetarët adresojnë te Policia e Shtetit. Kjo është sfida jonë më e madhe: përmirësimi i vazhdueshëm i imazhit dhe rritja e besueshmërisë së Policisë së Shtetit te qytetarët. Sepse imazhi i Policisë nuk ndërtohet nga godinat, as nga teknologjia dhe as nga deklaratat publike. Ai ndërtohet nga sjellja e...
Burimi:
vizionplus.tv