Himarë–Borsh/ Aksident rrugor, dy të lënduara pas humbjes së kontrollit të automjetit

Himarë–Borsh/ Aksident rrugor, dy të lënduara pas humbjes së kontrollit të automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Himarë–Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.