Helmimi në Akademinë e Sigurisë, reagon Sori-AL: Bllokimi nga AKU, masë e pajustifikuar
Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k. reagoi ndaj masave të marra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas rastit të të helmimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, duke deklaruar se deri tani nuk ka prova laboratorike që konfirmojnë helmim ushqimor. Sipas kompanisë, dokumentacioni i QSUT flet për “gastroenterit akut të dyshuar” dhe jo për helmim të konfirmuar, ndërsa analizat e Institutit të Shëndetit Publik nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë tek personat e ekzaminuar. Nga ana tjetër, AKU bëri me dije se pas rezultateve laboratorike dhe raportit epidemiologjik është marrë masa për pezullimin e aktivitetit të subjektit në Akademinë e Sigurisë dhe në Garnizonin “Skënderbej”, si dhe është vendosur gjobë prej 1.5 milionë lekësh për ushqim të pasigurt dhe shkelje të kushteve higjieno-sanitare.
Burimi:
javanews.al