Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Policia ‘zbarkon’ në AKU, sekuestrohet dosja e kompanisë SORI-Al

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë/ Policia ‘zbarkon’ në AKU, sekuestrohet dosja e kompanisë SORI-Al

Hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë janë zgjeruar, ndërsa Policia e Tiranës po verifikon edhe rolin e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) lidhur me kontrollet e kryera ndaj kompanisë private SORI-Al, e cila furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë. Nga informacionet, oficerët e policisë kanë marrë të gjitha dosjet dhe procesverbalet e kontrolleve të ushtruara ndaj subjektit, që nga muaji janar e deri më sot. Qëllimi i hetimit është të verifikohet nëse kontrollet janë kryer sipas kërkesave ligjore, apo nëse ka pasur parregullsi që mund të kenë ndikuar në helmimin e përsëritur të studentëve. Paralelisht, grupi hetimor është në pritje të...