Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime
Për llogari të hetimit të helmimit të 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë Prokuroria e Tiranës do të thërrasë të martën për deklarime, kreun e AKU, Ersid Hasanllari. Ai do të pyetet nëse ka kryer apo jo kontrolle më herët. Një ditë më vonë, të mërkurën, do të thirren si deklarues drejtoresha e ISHP dhe kreu i Kujdesit Shëndetësor të Njësisë Vendore Tiranë.
Burimi:
javanews.al