Helmimi i 40 studentëve të Akademisë së Sigurisë, pranga teknologut dhe kuzhinierit

Helmimi i 40 studentëve të Akademisë së Sigurisë, pranga teknologut dhe kuzhinierit

Policia e Tiranës ka arrestuar sot në 7 maj, dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për helmimin e studentëve të Akademisë së Sigurisë. Në pranga ka rënë teknologu, si dhe kuzhinieri i kompanisë katering, që shpërndante ushqimin në tre vakte për studentët dhe shpalli në kërkim administratoren. Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rënda, me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer sërish në Akademinë e Sigurisë. Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore, që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e helmimit nga ushqimi. Studentët janë ndjerë keq pas konsumimit të drekës në ambientet e Akademisë, duke shfaqur komplikacione që kanë kërkuar ndërhyrje...