Greqi/ U arratisën nga burgu dhe nisën grabitjet, këta janë 4 “skifterët” shqiptarë

Greqi/ U arratisën nga burgu dhe nisën grabitjet, këta janë 4 “skifterët” shqiptarë

Janë publikuar emrat dhe fotot e katër shqiptarëve, mes tyre një vajzë, të cilat akuzohen për tentativë grabitje me dhunë dhe armë ndodhur në prill në Thermo, Etoli Akarnania, Greqi. Ata janë: Romeo Qosja, Lefter Toci, Mariol Toska dhe Fatbardha Shehi. Ndaj tyre është ngritur procedim penal për tentativë grabitjeje seriale të armatosur dhe të dhunshme. Mësohet se gjatë tentativës së grabitjes, tre burrat kishin hyrë nga një derë e shtëpisë së një çifti, të cilin u përpoqën ta grabisnin duke i kërcënuar me armë dhe duke përdorur dhunë ndaj burrit. Gjatë grabitjes, të akuzuarit u vunë re nga djali i çiftit dhe ikën, ndërsa njëri prej tyre qëlloi dy herë në ajër, pa u raportuar për të lënduar. Një operacion i koordinuar policor u...