Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe largohen

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe largohen

Grabitje në një argjendari në qendër të Kamzës. Autorët janë futur brenda ambienteve të objektit dhe, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka arritur të grabisë disa sende me vlerë, për t’u larguar më pas nga vendngjarja. Kamëz/Informacion paraprak Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe...