Grabitja e bankës së nivelit të dytë, arrestohet roja: Nuk neutralizoi autorin
Policia e Tiranës arrestoi rojën e OTP bank që u grabit ditën e djeshme. Ai akuzohet se nuk ka vepruar në momentet e grabitjes për të neutralizuar autorin. Burime bëjnë me dije se autori ka arritur që t’i grabisë 10 mijë pound një qytetareje, e cila ishte brenda bankës dhe po depozitonte paratë. Ndërkohë ka arritur që të grabisë dhe paratë nga arka e vetë bankës. Ende nuk dihet shuma totale që është grabitur, ndërsa ai ndodhet në arrati. Sakaq përveç arrestimit të rojës, 6 punonjës të bankës janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Burimi:
syri.net