Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 1.5 mln lekë

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, autorët vodhën bizhuteri me vlerë 1.5 mln lekë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e argjendarisë dje në Paskuqan, ku dy persona të maskuar morën nën kërcënimin e armës një sasi bizhuterish. Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, autorët kanë grabitur sende floriri të cilat shkojnë mbi 1.5 milionë lekë. Mësohet se autorët kanë përdorur rrugë dytësore dhe rrugica periferike të zonës së Kamzës, duke shmangur akset kryesore si gjatë afrimit drejt argjendarisë, ashtu edhe gjatë largimit pas grabitjes. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se njëri prej autorëve mund të ketë siguruar më herët informacion për ambientet e argjendarisë. Sipas dyshimeve të ngritura, ai mund të ketë hyrë disa ditë para ngjarjes si klient, për të vëzhguar vendndodhjen e bizhuterive dhe masat e sigurisë. Pavarësisht kësaj, grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që në grabitje të...