Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me 18 muaj burg për një vjedhje në një banesë në Belgjikë, ndërsa gjykata vendosi që 12 muaj të dënimit të kthehen në dënim me kusht. Ngjarja u zbulua pasi një banor i zonës vuri re dy persona të panjohur brenda shtëpisë së fqinjit të tij të ndjerë dhe njoftoi menjëherë policinë dhe më pas efektivët mbërritën në vendngjarje dhe i arrestuan të dy në flagrancë. Sipas prokurorisë, të dy të arrestuarit mbanin doreza dhe një elektrik dore, ndërsa në posedim kishin edhe bizhuteri që i përkisnin pronarëve të ndjerë të banesës. Hetimet zbuluan gjithashtu gjurmë të përdorimit të kaçavidës në një dritare, ndërsa një sensor lëvizjeje ishte çmontuar. Përballë provave, të dy të pandehurit pranuan autorësinë e veprës dhe...