Goditet grupi që shiste lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet një person, dy në kërkim
Policia ka goditur një grup që shiste lëndë narkotike në Tiranë. Në pranga është vënë një person, ndërsa në kërkim janë shpallur bashkëpunëtorët. Policia sekuestroi 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”. I arrestuari është shtetasi Gerold Doçe, 26-vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën dy të tjerët shtetasi A. A., 26 vjeç si dhe D. A., 24 vjeç. Sipas policisë, këta tre persona dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të cilat i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen në vende të ndryshme në kryeqytet. Ka qenë kontroll rutinë...
Burimi:
javanews.al