Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiu, dëshmitari okular rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës

Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiu, dëshmitari okular rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës

Juxhin Kajdo, dëshmitar okular në tentativën e vrasjes së Kujtim Metës, më prill 2022 në Lushnje dëshmoi të mërkurën në gjyqin ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, shkruan A2 CNN. Ndaj të akuzuarve si anëtarë të një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu u dëgjuan dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK. Autorësinë e atentatit e ka pranuar i penduari i drejtësisë në këtë proces, Artan Tafani, i cili ka pretenduar se ngjarja ishte porosi e Haxhiut. Dëshmitari Juxhin Kajdo: “Kujtim Metën e njoh. E kemi komshi në Lushnje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj tij, isha duke pire kafe me tim vëlla. Aty erdhi një person o maskuar, me kapele me syze. Dëgjuam krisma. Unë u...