Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Gjykatat nuk ndryshojnë kurs për masat e sigurisë, burgjet mbeten plot me të paraburgosur

Klienti i Bledar Meminaj, një shpërndarës droge dhe njëherazi përdorues, nuk u lirua nga gjykata. Ai po qëndron në paraburgim si dhjetra qytetarë të tjerë nën hetim, për të cilët vendimi orientues i kolegjeve të bashkuara për të mos shpallur vetëm arrest në burg nuk po jep asnjë efekt. Nga 4 maj kur Gjykata e Lartë u shpreh se gjykatat duhet të tregojnë se përse nuk u vendos masë më e lehtë si detyrimi me paraqitje, arresti shtëpiak apo garancia pasurore, burgjet deklarojnë për TCH se fluksi i prurjeve të të paraburgosurve është i njëjtë dhe nuk ka ndryshuar. Në muajin prill janë regjistruar 244 pranime, pra shtetas që janë arrestuar dhe ndaj tyre është vendosur arrest në burg. Ndërsa gjatë këtij muaji deri më...