GJykata vendos “arrest në burg” për 4 të dyshuar për ndërtim të paligjshëm në Tiranë

GJykata vendos “arrest në burg” për 4 të dyshuar për ndërtim të paligjshëm në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka caktuar këtë të martë, 16 qershor, masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh., të dyshuar për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”. Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt në rrugën “Llukë Kaçaj”, Tiranë. Prokuroria njofton se objekti është ndërtuar me dy kate shtesë mbi lejen e miratuar, duke arritur në 11 kate mbi tokë në vend të 9 kateve të autorizuara. Nga verifikimet rezulton se janë ndërtuar rreth 2,550 metra katrorë më shumë se sa parashikohej në lejen e ndërtimit. Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime për mungesë veprimi nga strukturat përgjegjëse të inspektimit të territorit, pavarësisht shkeljeve të konstatuara ndër vite. “Me...