Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, dënohet me 25 vite burgim për 2 vrasje Damiano Toshi

Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar, dënohet me 25 vite burgim për 2 vrasje Damiano Toshi

Vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut” në Korçë ka sjellë heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Damiano Toshin, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Damiano Toshi është një nga emrat e njohur të bandës së “Çobenjve”. Ai i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe pritet të lërë qelinë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit. Gjykata e shkallës së parë shpalli dënimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy basketbollistëve dhe plagosjen e Julian Beckës. Siç mësohet nga gjykata, ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët. Toshi u shpall fajtor për vrasjen e...