Gjykata lë në burg shoferin e aksidentit tragjik në Durrës, Avokatja: Radaçi nuk dha asnjë deklarim në seancë
Shoferi i dyshuar për aksidentin tragjik në Durrës është paraqitur sot në gjykatë, ku ka zgjedhur të mos flasë dhe nuk ka dhënë asnjë deklarim para trupit gjykues. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa seanca është zhvilluar pa praninë e familjarëve të të pandehurit. LEXO EDHE: VIDEO/ Aksidenti fatal që u mori jetën dy fëmijëve, Gjykata vendos arrest me burg për Nikoll Radaçin Avokatja e caktuar kryesisht nga shteti bëri të ditur se ndaj tij rëndojnë tre akuza të ngritura nga prokuroria, të parashikuara në nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal. Sipas saj, neni 290 lidhet me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, neni 291 me drejtimin e mjetit në gjendje të parregullt, pasi dyshohet...
Burimi:
syri.net