Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

Shpejtësi, humbje kontrolli nën efektin e lartë të alkoolit dhe një tentativë e dështuar për t’u larguar nga vendi i krimit. Kjo është dinamika e tmerrshme e aksidentit të 3 majit e rindërtuar sot nga prokuroria para Gjykatës së Durrësit. Pas dëgjimit të fakteve të rënda të paraqitura nga prokurorja Anila Bebeci, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri Gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Anila Bebeci, ka paraqitur një tablo rrëqethëse të dinamikës së ngjarjes, duke konfirmuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë fëmijëve, duke tentuar të largohet nga vendi i krimit. Sipas prokurores, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00...