GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Vendimi u mor në seancën paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, pasi më herët gjykata i kishte lënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën e ndërtimit të akuzës. Avokati Andi Skënderi tha gjatë gjyqit se gjetjet e prokurorisë, koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedurale. Gjykata nuk i arsyetoi detyrat që i la SPAK-ut, po pritet që ato t’i komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit. Pak muaj më parë, ndaj Elvis Roshit iu ngrit akuza për shpërdorim detyre nga SPAK.